Ky mineral lehtëson dhimbjet e kokës, kapsllëkun dhe ankthin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Vuani nga dhimbjet e shpeshta të kokës, kapsllëku apo ankthi? Nuk keni përse të përdorni vazhdimisht ilaçe. Zgjidhja  më e mirë është: magnezi, një mineral i rëndësishëm që shumica prej nesh nuk po e konsumojmë mjaftueshëm. (Lexoni -10 shenjat që tregojnë se keni mungesë të magnezit në trup)

magnez1

Gati 68% e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez, një mineral që luan një rol të rëndësishëm tek mbi 300 reaksione enzimatike në trup.

“Në përgjithësi, njerëzit nuk konsumojnë mjaftueshëm perime, sidomos ato me gjethe jeshile, disa prej të cilave janë ndër burimet më të mira të magnezit, dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, që kanë mungesë mineralesh”, thotë dietologia  Katie Shields.

Duke qenë se ky mineral luan një rol të rëndësishëm në shumë reaksione në trup, mos marrja mjaftueshëm i tij mund të shkaktojë shumë dëme. (Lexoni – Problemet që sjell mungesa e magnezit)

Magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe rrjedhjen e gjakut, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë shumë probleme, duke filluar nga dhimbja e kokës, lodhja deri tek kapsllëku, thotë Shields.

Ky mineral luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak dhe ka një efekt qetësues në sistemin nervor, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë rritje të sheqerit dhe mund të çojë në ankth dhe pagjumësi.

Ku mund ta merrni magnezin

Ndoshta magnezi mund të mos kurojë çdo dhimbje, megjithatë, duke konsumuar çdo ditë ushqimet e duhura, të pasura me të, ju i siguroni trupit mundësinë të funksionojë siç duhet. Meshkujt duhet të marrin rreth 400-420 mg magnez në ditë.

Në përgjithësi, ushqimet që janë të pasura me fibër janë burim i mirë edhe i magnezit. Të tilla ushqime janë perimet me gjethe jeshile, si sallata, lakra, brokoli, frutat e thata (sidomos bajamet), kungulli, djathi suedez, bishtajoret (sidomos fasulet e kuqe) etj.

(Lexoni – Trupit tuaj i nevojitet magnez? Ja çfarë duhet të hani)

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?