Ky test i thjeshtë zbulon shumë për shëndetin tuaj

Trupi ka nevojë për hidratim të vazhdueshëm.

Dehidratimi ndodh atëherë kur trupi juaj humbet më shumë lëngje seç merrni. Kur përmbajtja normale e ujit të trupit reduktohet, ajo shkakton çekuilibrim të mineraleve (kripërave dhe sheqerit) në trup.

Dehidratimi i shkakton trupit disa probleme të brendshme e të jashtme, të cilat manifestohen me simptoma të qarta.

Në videon e mëposhtme mund të gjeni një test të thjeshtë që tregon nëse po vuani nga dehidratimi.

Tërhiqni lëkurën e njërës dorë, mbajeni për 3 sekonda dhe më pas e lëshoni. Nëse lëkura nuk është elastike, do të thotë se jeni të dehidratuar dhe duhet të konsumoni menjëherë ujë.

Nëse nuk është mjaftueshëm e butë, lëkura humbet elasticitetin dhe bëhet më e thatë.

Disa nga shenjat e tjera që paralajmërojnë se jeni të dehidratuar janë: tharje dhe erë e keqe nga goja, shikimi i turbullt, dhimbja e muskujve, luhatjet e humorit, ngjyra e errët e urinës etj.

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet