Ky test online mund të përcaktojë sa të rrezikuar jeni nga kanceri i zorrës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj e përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Shpesh kanceri i zorrëve për një kohë të gjatë nuk shkakton simptoma.

Jashtëqitja e shpeshtë është simptoma tipike e kancerit kolorektal. Edhe një situatë që është me rotacion: diarre dhe kapsllëk, e cila është një manifestim tjetër i kancerit kolorektal.

Përveç kësaj, edhe dhimbja e barkut, humbja e oreksit, dobësia dhe humbja e peshës pa shkak, gjak në jashtëqitje janë shenjat e para të kancerit kolorektal. Gjjithashtu, pacienti ka anemi të pashpjegueshme ose humbje të konsiderueshme peshe. Për arsye të mungesës së të kuptuarit në kohë të kancerit kolorektal, aktualisht shumica e pacientëve që marrin mjekim, janë me kancer të avancuar kolorektal.

Shkencëtarët kanë arritur të krijuajnë një test në internet, që merr vetëm 5 minuta kohë, dhe mund të përcaktojë shkallën e rrezikut për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë.

Në test ju kërkohen informacione mbi moshën, gjininë, etninë, peshën, gjatësinë, mënyrën e ushqyerjes, nëse pini duhan, kryeni aktivittet fizik, keni ndonjë histori familjare me kancer të zorrës së trashë dhe nëse keni bërë ndonjë analiza për të. Pasi të plotësoni pyetësorin, do të shfaqet shkalla e rrezikut për zhvillimin e kancerit ë zorrës së trashë dhe disa rekomandime se si mund të parandaloni shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Testi ju tregon edhe në çfarë moshe duhet të filloni të bëni kontrolle dhe sa të shpeshta duhet të jenë ato.

Jeni gati ta provoni?  Klikoni këtu dhe ndiqni të gjitha hapat që ju kërkohen.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare