Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Enver Petrovci është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur në rrjete sociale nga një familjar i aktorit, i cili shkruan: “Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”.

Enver Petrovci luajti rolin e Hamletit, Makbethi, Jul Cezarit, si edhe personazhe të tjerë të famshëm shekspirianë. Ai është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.

Kush ishte ikona e kinematografisë

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Është një aktor dhe regjisor shqiptar. Fillimishtë studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ai ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtuara aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në ish Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, shqiptare dhe ndërkombëtare.

Është njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës. Pra, në vitin 1989 ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku dhe formohen kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

Postime të ngjashme

Trump lidh autizmin me marrjen e këtij ilaçi qetësues, u bën thirrje grave shtatzëna të mos e përdorin
Pse rrushi është superushqimi i vjeshtës? 6 arsye për ta ngrënë çdo ditë
Këto zakone të të ngrënit dobësojnë sistemin tuaj imunitar
Presidenti Trump bën njoftimin e rëndësishëm: SHBA ka gjetur kurën për autizmin
Kujdes me këto ushqime, rrisin nivelet e stresit
Pse është e rëndësishme të hani fibra dhe drithëra çdo ditë?
Pesë zakonet që mund të na japin më shumë se një dekadë jetë
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit