Pesë zakonet që mund të na japin më shumë se një dekadë jetë

Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, ekzistojnë pesë zakone që mund ta rrisin jetëgjatësinë tonë deri në 14 vjet për gratë dhe deri në 12 vjet për burrat.

Këto pesë zakone, siç mbështeten nga studimi i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, janë:

  1. Ushqimi i duhur
  2. Ushtrime të rregullta
  3. Mbajtja e një trupi të shëndetshëm
  4. Moskonsumi i sasive të mëdha të alkoolit
  5. Mospirja e duhanit

Studiuesit studiuan të dhëna të një periudhe prej 34 vitesh që përfshinin 78,865 gra dhe të dhëna të një periudhe prej 27 vitesh që përfshinin 44,354 burra.

Ata u përqendruan në pesë faktorë (pirja e duhanit, indeksi i masës trupore, të paktën 30 minuta ushtrime në ditë, konsumi i moderuar i alkoolit (një gotë verë për gratë dhe dy për burrat) dhe një dietë e shëndetshme) që mund ta përmirësojnë ndjeshëm shëndetin tonë dhe të bëjnë një ndryshim.

Për gratë që morën pjesë në studim dhe përvetësuan këto zakone, studiuesit vlerësuan se ato fituan 14 vjet jetë më shumë. Burrat fituan 12 vjet krahasuar me ata që nuk i ndoqën pesë zakonet e mësipërme.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet