Lajme të mira në lidhje me kancerin

Ndodh rrallë të dëgjojmë lajme të mira në lidhje me kancerin, por si duket kemi disa lajme pozitive: Më pak njerëz po vdesin nga kjo sëmundje.

Sipas disa statistikave të publikuara nga “American Cancer Society”, numri i vdekshmërisë nga kanceri ka rënë me 23% nga viti 1991 deri në 2012. Kjo do të thotë se 1.7 milionë jetë njerëzish janë shpëtuar gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, numri i rasteve të diagnostifikuar me kancer tek meshkujt ka rënë me 3.1% nga viti në vit që nga viti 2009.

kancer gjiriJa disa fakte të rëndësishme të këtij studimi:

  • Kanceret e mushkërive, zorrës së trashë, prostatës dhe gjirit janë shkaktarët më të zakonshëm të vdekjeve mga kanceri.
  • Më shumë se një nga katër vdekje nga kanceri ndodh për shkak të kancerit të mushkërisë.
  • Për femrat, tre kanceret më të zakonshme janë ai i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.
  • Kanceri i gjirit pritet të zërë rreth 30% të të gjithë rasteve të reja me kancer tek femrat për këtë vit.
  • Rastet e reja të kamcerit të mushkërive po ulen pasi njerëzit po pijnë më pak duhan.

Për fat të keq, disa lloje kanceresh po rriten. Si tek meshkujt ashtu edhe femrat, leuçemia, kanceri i gjuhës, bajameve, zorrës së hollë, mëlçisë, pankreasit, veshkave dhe tiroidet janë në rritje.

Tek femrat, kanceri anal, i vaginës dhe i mitrës janë gjithashtu në rritje.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Women Health

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet