Meqenëse gjethet e lajthisë përmbajnë lëndë tonike, përdoren me efekt kundër diarresë. Çaji i gjetheve përgatitet duke marrë një lugë gjelle me gjethe të grimcuara të lajthisë, të cilat zhyten në një gotë me ujë të valuar dhe lihen aty për 10 minuta.
Përftohet një lëng i cili pihet njëherësh. Po ky lëng përdoret edhe për shpëlarje në sëmundjet e lëkurës dhe parazitëve në zorrë. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimit të insekteve.


