Lani sa më shumë pjata dhe palosni rrobat. Do t’ju shpëtojnë jetën!

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Larja e enëve dhe palosja e rrobave mund të mos jenë gjërat më të rëndësishme të ditës. Megjithatë, aktivitete të thjeshta si këto mund t’ju zgjasin jetën, sugjeron një studim i ri.

Studimi amerikan ka zbuluar se gratë të cilat kryejnë edhe aktivitete të tilla të “lehta” kanë më pak rrezik që të vdesin para kohe. Ato që shpenzojnë rreth 30 minuta në ditë duke bërë punë shtëpiake, si pastrimi i dyshemesë apo dritareve, janë 12% më pak të rrezikuara nga vdekja e parakohshme. Nëse do të bëni edhe ecje të lehtë çdo ditë apo shëtisni me biçikletë, rreziku ulet me 39%.

Në studim u përfshinë më shumë se 6000 gra të moshës 63-99 vjeç.

“Të bësh diçka është më mirë se asgjë, edhe në nivele më të ulëta të aktivitetit fizik seç rekomandohet nga ekspertët”, thotë profesor Michael LaMonte nga Shkolla e Shëndetit Publik tek Universiteti i Bufalos.

Burim: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?