Largoni dhimbjet e kyçeve, qafës dhe këmbëve në 7 ditë me këtë pije

Dhimbjet e këmbëve, kyçeve dhe dhimbja e qafës vijnë shpesh si efekt anësor i stresit dhe regjimit të dobët ushqimor. Nëse jeni vazhdimisht viktimë e këtyre dhimbjeve, ja si të shpëtoni duke pirë këtë lëng natyral efektiv.

xhelatinePërbërësit që ju duhen:

  • 150 gramë xhelatinë (lloj i ngrënshëm)
  • Ujë i ftohtë

Këta përbërës do të shërbejnë për 1 muaj konsumim.

Hidhni pesë gramë xhelatinë në një 1/4 filxhan me ujë të ftohtë. Përziejeni pak dhe lërini deri në mëngjes në temperaturë dhome. Mos e vendosni në frigorifer, sepse xhelatina do të kthehet në pelte.

Merrni këtë dozë çdo mëngjes me stomak bosh dhe do të shikoni efektet e dobishme të kësaj pijeje pas javës së parë. Vazhdoni ta konsumoni për një muaj dhe do të shihni përmirësime të mëdha.

Ju mund të pyesni pse kjo pije është efektive?

Xhelatina përbëhet nga dy forma të aminoacideve: hidrosiprol dhe proline, të cilat ndihmojnë në shërimin e indeve lidhëse.

Xhelatina jo vetëm që është e mirë për kyçet tuaja, por ajo gjithashtu përmirëson sistemin imunitar, metabolizmin dhe aftësinë mendore. Konsumimi i rregullt i xhelatinës mund të forcojë muskujt e zemrës dhe mund të bëjë tendinat dhe ligamentet më të forta. Ajo gjithashtu ndihmon në parandalimin e osteoartritit dhe osteoporozës.

Kujdes! Gjithnjë para se të përdorni recetat popullore, konsultohuni me mjekun tuaj, për t’u siguruar që përbërësit e saj nuk kundërveprojnë me ilaçet që mund të jeni duke përdorur. Kini parasysh se çdo dietë ka efekte të ndryshme në njerëz të ndryshëm!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit