Lehtësoni dhimbjet e kyçeve me këtë bimë barishtore shumëvjeçare

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

lule arnika1

Lule Arnika është një bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të drejtë goxha të fortë, që mund të arrijë deri në 60 cm lartësi, ka lule të verdha që të kujtojnë margaritat dhe zhvillohen në periudhën nga qershori deri në gusht. Ajo është përdorur që në mjekësinë e lashtë për lehtësimin e dhimbjeve.

Lule arnika posedon veti anti-inflamatore, dhe studime të ndryshme kanë vërtetuar se në formën e xhelit ajo mund të lehtësojë dhimbjet e osteartritit po aq mirë sa ilaçet anti-inflamatore si ibuprofeni. Kjo bimë është gjithashtu e mirë për lehtësimin e dhimbjeve të muskujve, ndrydhjeve, pickimeve të insekteve.

lule arnika

Bima mund të gjendet në formë tinkturash, si pomadë, xhel, vaj tek farmacitë. Mund të përdorni gjithashtu tinkturën e bërë me arnika dhe alkool, të cilët mund ta aplikoni tek pjesët ku keni dhimbje.

Disa njerëz janë alergjikë ndaj përbërësve të arnikës, prandaj nuk duhet ta përdorin nëse fillon të skuqet lëkura.

Arnika përdoret vetëm për përdorim të jashtëm dhe në nivel topik (lokal), por nuk duhet përdorur kurrë mbi plagë të hapura, gërvishtje, djegie sepse mund të shkaktohen forma të dhimbshme dermatiti. Nuk merret nga goja sepse është toksike nëse gëlltitet në sasi të mëdha.

Kjo bimë mund të përdoret si ilaç natyral në rastet e mëposhtme:

– Sëmundje ortopedike

– Sëmundje reumatizmale

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej