Lëndët ushqyese që forcojnë imunitetin

Në këto ditë dimri,  ku luhatjet e temperaturave janë burimi kryesor i virozave të shpeshta tek fëmijët por dhe tek të rriturit, mirë do ishte të kujdeseshim pak më shumë për të përforcuar imunitetin.

Dietologia Rolina Naço sugjeron këto lëndë ushqyese për forcimin e imunitetit:

1) B-katoren
Përforcon imunitetin tone duke shkatërruara qelizat e infektuara nga viroza të ndryshme. Ushqimet që përmbajnë në b-karoten përveç karrotës janë edhe të gjitha perimet me gjethe jeshile si spinaq, sallata jeshile, brokoli etj.
2) Vitamina -C
Vitamina C përforcon imunitetin tone duke ndihmuar në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe të anti-viraleve
Burimet kryesore janë frutat por dhe perimet e freskëta, përqindje më të lartë kane agrumet si portokalli, limoni, mandarina por edhe kivi, speci i kuq majdanozi, brokoli, lulelakra etj.
3) Vitamina- E
Gjithashtu dhe vitamina E, stimulon në prodhim e qelizave të sistemit limfoid dhe imunitar.
Burime të vitaminës E janë vaji i ullirit, avokado frutat e thata si arra, bajamet, farat e lulediellit etj.
4) Zink (zn)
Ai ka një rol të veçantë në sistemin imunitar pasi ndihmon për të rigjeneruar plagët dhe indet e dëmtuara.
Ushqime të pasura me zink janë fasulet, arrat,vezët, mishi i pulës por edhe ai i viçit, si edhe prodhime të detit si karkalecat, midhjet etj.
5) Uji natyral
Çdo qenie e gjallë pa praninë e oksigjenit dhe të ujit nuk do të ishte e gjallë. Çdo sistem i trupit tonë funksion më mirë në praninë e likuideve pasi nën praninë e tij nëpërmjet neuro-ritransmetuesve fillon dhe kundërveprimi dhe formimi i qelizave limfoide dhe imunitare!

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë