Lëng bananeje me kanellë, pijeni para se të flini dhe ja përfitimet që do merrni

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Gjumi dhe cilësia e tij janë jetike për funksionimin siç duhet të trupit. Nga ana tjetër, privimi nga gjumi mund të shkaktojë një numër të madh rrisqesh shëndetësore, përfshirë këtu hipertensionin, depresionin, dobësinë, nervozizmin apo nivelin e ulët të energjisë gjatë ditës. Cilësia e mirë e gjumit i ofron trupit shëndet të plotë dhe relaksim mendjes, duke përmirësuar kështu funksionin e trurit dhe duke rritur nivelet e energjisë për ditën tjetër.

leng bananje me kanelleSipas studimeve të fundit të bëra në Amerikë, rreth 50-70 milionë amerikanë janë të prekur nga privimi dhe çrregullimi i gjumit. Mos përdorni medikamente për të përmirësuar cilësinë e gjumit, në këtë postim do t’ju paraqesim një recetë mjaft të mirë natyrale që do t’ju përmirësojë cilësinë e gjumit.

Bananja është e pasur me minerale si magnez dhe kalium, elemente të cilat përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e trupit. Kanella ka një sërë përfitimesh shëndetësore gjithashtu dhe ju ndihmon në proçesin e tretjes.

Përbërësit: 1 banane, 1 lugë çaji kanellë, 1 litër ujë.

Priteni bananen në copa dhe futeni në tenxhere bashkë me ujin. Lëreni të ziejë për 10 minuta. Pasi të jenë zier lërini të ftohen dhe shtojini kanellë. Konsumojeni këtë pije 1 orë para gjumit. / Burimi: healthyfoodteam.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit