Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Kujdes: Mos pini lëng hudhre para një takimi (ose sigurohuni të merrni masat për eliminimin e erës).
Hudhra është një super-erëz tepër efektive dhe mund të gjendet shumë lehtësisht. Ajo ka veti të pabesueshme për shëndetin. Ju mund ta konsumoni atë në shumë mënyra pasi ekzistojnë plot receta që e kanë në përbërje.
- Hudhra organike
- Blender
Udhëzime:
Së pari, duhet të zhvishni hudhrën nga cipa e fortë.
Vendoseni në blender dhe filloni ta përzieni.
Vendos hudhrën e bluar në një sitë rrjete të vendosur mbi një tas.
Shtypni pastën me një lugë për të lejuar lëngun të bjerë në tas.
Ruajeni atë në një shishe qelqi dhe e mbani në frigorifer për përdorim të mëvonshëm.
Hudhrën gjithashtu mund ta konsumoni të kombinuar me perime të tjera, fruta, lëngje frutash.
Shtoni lëng hudhre (disa pika) në sallata ose supa.
Burimi: bestherbalhealth / shendeti.com.al


