Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Kombinimi i vajit të ullirit me limonin ka përfitime të shumta shëndetësore. Përveç përfitimeve që sjell ky kombinim nuk ka asnjë efekt anësor.
Vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës. Acidet yndyrore të gjendura tek vaji i ullirit ju ndihmojnë në balancimin e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Nga ana tjetër lëngu i limonit ka efekte anti-inflamatore dhe është i pasur me vitamina dhe minerale.
Konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri me lëng limoni dhe ja përfitimet që do të merrni:
Trajton kapsllëkun: ky kombinim lufrifikon mukozën e zorrëve dhe përmirëson tretjen. Ai është i pasur me antioksidantë dhe ju ndihmon të eleminoni mbeturinat dhe toksinat nga zorrët.
Lehtëson dhimbjet artrite dhe reumatike: një lugë e kësaj përzierje esëll në mëngjes redukton ndjeshëm dhimbjet e shkaktuara nga artriti apo reumatizma.
Përmirëson shëndetin e tëmthit dhe mëlçisë: vaji i ullirit ndihmon në eleminimin e toksinave nga zorrët, përmirëson shëndetin e mëlçisë dhe tëmthit.
Burimi: Choose Healthy Life


