Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Vetëm një gotë nga ky lëng para se të flini ju ndihmon të bini në peshë dhe të keni një bark me të sheshtë. Pija mund të përgatitet shumë lehtë dhe jep rezultate për një kohë të shkurtër, nëse konsumohet rregullisht.
Për përgatitjen e këtij lëngu nevojiten këto përbërës:
- 1 kastravec
- 1 limon
- 1 lugë çaji xhenxhefil
- Majdanoz
- 1 lugë çaji lëng aloe vera
- ½ gote ujë
Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse dhe shtrydhini mirë derisa të formohet lëngu. Konsumojeni atë para se të flini gjumë.
Benefitet shëndetësore të këtyre përbërësve:
Kur jeni duke fjetur, metabolizmi funksionin më ngadalë sesa kur jeni zgjuar. Ky lëng ju ndihmon të rrisni metabolizmin dhe të digjni kalori edhe kur jeni duke fjetur.
Kastravecët duhet t’i përfshini gjithmonë në dietën tuaj ushqimore nëse doni të hiqni dhjamin në bark. Ata janë të freskët, të pasur me ujë dhe fibra, dhe kanë shumë pak kalori.
Majdanozi gjithashtu ka shumë pak kalori, dhe është i pasur me antioksidues, vitamina dhe minerale që janë shumë të rëndësishme për shëndetin.
Limoni ndihmon në nxjerrjen jashtë të gjitha toksinave të akumuluara në trup dhe në tretjen e shpejtë të yndyrës.
Xhenxhefili ndihmon në rritjen e metabolizmit, parandalon kapsllëkun dhe tret yndyrën në stomak. Nëse doni të keni një trup perfekt, përfshijeni gjithmonë xhenxhefilin në gatimet tuaja.
Lëngu i aloe verës konsiderohet si ilaçi më i mirë për të rënë në peshë, pasi është i pasur me antioksidues, që pengojnë rritjen e radikalëve të lira në trup, stimulojnë metabolizmin dhe ulin indeksin e masës trupore.
Burimi: Holistic Living Tips / https://shendeti.com.al/


