Lëngjet e frutave rrezikojnë të shkaktojnë diabetin tek fëmijët

Mënyra e ushqimit të adoleshentëve mund të çojë në rrezik për diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës. Ekpertët paralajmërojnë se lëngjet e frutave – që nga shumë prindër mund të shihen si një alternativë e shëndetshme – nuk duhet të pihen më shumë se një herë në ditë, pasi përmbajnë shumë sheqer. Djem dhe vajza të moshës 11-19 vjeç zakonisht ushqehen me 42% më shumë sheqer dhe 14% më shumë yndyrna të ngopura.

lengje frutashVetëm 10% e adoleshentëve dhe 7% e adoleshenteve ushqehen me 5 porcione fruta dhe perime në ditë.

Por edhe të rriturit nuk janë më mirë. Vetëm një e treta përdorin 5 porcionet, ndërsa shumica i kalojnë me 10% vlerat e sheqerit.

Edhe fëmijët 10 vjeç e poshtë i tejkalojnë normat e sheqerit me 34%. Burimi i tyre i sheqerit janë lëngjet e frutave, pijet joalkoolike, çokollatat, biskotat dhe kekët.

Rezulton se të rriturit hanë vetëm gjysmën e sasisë javore të rekomanduar të peshkut, i cili mbron kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe problemeve me trurin, ndërsa fëmijët hanë vetëm 1/5 e kësaj sasie.

Studiuesit thonë se ndërsa lëngjet e frutave shihen si një alternativë e mirë për fëmijët, ato duhet të përdoren vetëm një gotë në ditë, pasi kanë përmbajtje të lartë në sheqer.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor