Lëngu i mishit, forca e tij kurative

Blerina Bombaj, dietologe

Prej shekush njerëzit e kanë përdorur lëngun e kockave për të shëruar trupin dhe forcuar imunitetin. Dhe vërtet, lëngu i kockave përmban 2 aminoacide thelbësore për ndërtimin e indit lidhor. Pa ato, trupi ynë do të “thermohej”. Ndër të tjera ai përmban gjithçka i duhen kockave tona, rruazave të gjakut, lëkurës dhe flokeve. Lengu i kockave eshte mjaft i ushqyeshem per femijet e vegjel per te forcuar aparatin e tyre tretes, nga ku fillon edhe imuniteti i tyre.
POR KUJDES: këto veti i përmban vetëm lëngu i mishit të bagëtive të rritura në mënyrë natyrale në kullota të pastra. Mishi i rritur me antibiotik dhe i ushqyer me drithëra dhe bimë me pesticide përmban vetëm kimikate.
  • 1kg kocka viçi ose pule
  • 1 karotë të madhe të qëruar dhe të prerë
  • 2 kërcej seleni të prerë në kubike
  • 1 qepë mesatare të verdhë të prerë në copa të mëdha
  • 2 gjethe të mëdha dafine
  • 10 degë majdanozi të lëna të plota
  • 8 kupa ujë

Sipas dëshirës: 4-5 hudhra të shtypura, ½ lv kripë, ½ kupë salcë domateje dhe çdo kërcell që eliminoni në kuzhinë, si të lakrës së bardhë, të panxharit etj.

Përgatitja

  • Vendosni zarzavatet, erëzat dhe ingredientët që keni zgjedhur sipas dëshirës në një tenxhere dhe mbulojini me ujë të ftohtë.
  • Mbyllni tenxheren me kapak dhe vendoseni në zjarr të ziejë.
  • Kur të vlojë ulni temperaturën dhe lëreni 1,5 -2 orë.
  • Kur të ftohet, hidheni në shishe me kapak të mbyllur dhe vendoseni në frigorifer. Largoni zarzavatet që kanë mbetur./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara