Lëngu me manaferra, mollë dhe luleshtrydhe, i duhuri për personat anemikë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Anemia është një sëmundje e zakonshme e gjakut që zhvillohet kur ka mungesë të qelizave të kuqe të gjakut, apo kur këto qeliza nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë.

Hemoglobina është proteina përgjegjëse  për transportimin e oksigjenit nga mushkëritë te pjesë të tjera të trupit. Meqë të gjitha organet e trupit kanë nevojë për oksigjen që të funksionojnë siç duhet, të qenit anemik mund të sjellë probleme të rënda me shëndetin.leng_molle_manaferra_luleshtrydhe

Personat që vuajnë nga anemia zakonisht ndihen të dobët, të lodhur dhe e kanë të vështirë të përqendrohen. Ata kanë gjithashtu lëkurë të zbehtë dhe flokë e thonj të brishtë.

Për trajtimin e kësaj sëmundjeje është shumë e rëndësishme konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur. Ky mineral është përgjegjës për rritjen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut.

Më poshtë do të gjeni një lëng me mollë, manaferra dhe luleshtrydhe, e cila mund të konsumohet nga personat që vuajnë nga anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Përbërësit:

2 manaferra

3 luleshtrydhe

1 mollë

½ gotë ujë (100 ml)

Përgatitja:

  • Lajini mirë manaferrat dhe luleshtrydhet dhe i vendosni në një shtrydhëse
  • Pritni mollën në feta dhe e vendosni po ashtu në shtrydhëse (Mos harroni të hiqni farat).
  • Shtoni një gjysmë gote ujë tek shtrydhësja dhe shtrydhini përbërësit për pak minuta.
  • Konsumoni këtë pije çdo mëngjes.

Kjo pije përmban hekur dhe antioksidues që ndihmojnë në pastrimin e gjakut.

Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit