Shikimi është jetik për një jetë të shëndetshme e të pavarur. Megjithatë, gjithnjë e më shumë njerëzit përjetojnë probleme të ndryshme shikimi, duke përfshirë katarakte apo sëmundje të shkaktuara ng diabeti (të cilat janë dhe një shkak kryesor i verbërisë).
Çfarë mund të bëni për të mbrojtur sytë tuaj? Zbuloni më shumë rreth ushqimeve që ushqejnë sytë dhe merrni një recetë që përgatitet me fruta e zarzavate të freskëta e cila do t’ju ndihmojë për të mbrojtur sytë dhe për të pasur shikim më të fortë.
Ky lëng përgatitet me frutat dhe perimet që konsumojmë në përditshmëri.
Përbërësit:
- 2 gjethe selino ( përmbajnë pro-vitamina A karotenoide)
- 1 karotë (përmban pro-vitamina A karotenoide)
- 1 spec portokalli (përmban vitaminë C)
- 2 portokaj (përmbajnë vitaminë C)
- 1 panxhar (përmban lutein dhe zeaksantin)
Gjithashtu mund të shtoni manaferra
Përgatitja:
- Lahen mirë përbërësit. Nëse janë jo-organik, mund të përdorni uthull molle për të hequr kimikatet toksike
- Qëroni portokajtë.
- Frutat dhe zarzavatet shtrydhini.
- Përziejini mirë dhe shërbejini me akull.
- Mund ti shtoni pak mjaltë të papërpunuar dhe vaj kokost për ëmbëlsi.
Për të pasur shikim të fortë dhe sy të shëndetshëm konsumoni vajra të shëndetshme, të tilla si vaj kokosit dhe vaj ulliri. Bëni pushime të shkurtra herë pas here kur punoni përpara kompjuterit, sytë do të përfitojnë shumë nga një pushim 5 minuta pas fokusimit për një kohë të gjatë në ekranin e kompjuterit. Vetëm shikoni jashtë ,ose mbyllni sytë dhe lerini të pushojnë./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


