Nuk humbni asgjë të provoni këtë terapi, e cila ka shumë evidenca shkencore që e mbështesin: 1 litër lëng lakre/ditë për 10 ditë rresht mund të shërojë ulcerën në mënyrë të mahnitshme! Kjo në sajë të përbërësit “S-methylmethionine” ose ndryshe e quajtur vitamina U!
Përveç këtij përbërësi kurativ, lakra përmban në sasi të përqendruar amino-acidin glutaminë i cili ndihmon rigjenerimin e qelizave në sipërfaqen e brendshme të stomakut!
Lakra duhet shtrydhur siç është e freskët, nëse doni t’i përmirësoni shijen, kombinojeni me pak lëng dardhe. pasi edhe dardha vepron kënaqshëm kundër ulcerës së stomakut.
Blerina Bombaj, dietologe
