Skandali/“Letra” e shëndetit

Elena Beta

Karta e Shëndetit është një nga projektet e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, e cila u vu në zbatim duke filluar nga Janari i vitit 2015, si një mënyrë për të zëvendësuar plotësisht librezat e vjetra shëndetësore.

E konceptuar për të përmirësuar dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, me përfitim të drejtpërdrejtë për pacientët, kjo kartë u konsiderua si një mënyrë për të eliminuar një sërë dokumentesh të nevojshme që duhet të paraqisnin më parë, si dhe vajtje-ardhjet nga një zyrë në tjetrën.

Nuk dihet nëse me mbarimin e tenderit, mbaroi dhe prodhimi i kartave, apo këtij projekti nuk po i kushtohet rëndësia e duhur. Por ajo që dihet me siguri është se kemi të bëjmë me një mungesë serioziteti kundrejt qytetarëve.

Në vend të kartës aq shumë të reklamuar, pacientët tashmë pajisen me një letër A4 e cila është duke zëvendësuar dokumentin më të rëndësishëm, që të mundëson marrjen e shërbimit në sistemin shëndetësor shqiptar. Mbi të shënohen të gjitha të dhënat, duke filluar me emrin, mbiemrin, numrin personal, kodin e pacientit apo emrin e mjekut të familjes.

Sipas një prononcimi të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në muajin maj, ky problemi do të zgjidhej për pak ditë por me sa duket nuk është zgjidhur edhe pse kanë kaluar muaj./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Formular Aplikimi
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, ja përse