Ligji i ri në Itali: Vaksinoni fëmijët ose do të gjobiteni

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Qeveria italiane ka vendosur me ligj që fëmijët duhet të vaksinohen kundër 12 sëmundjeve më të zakonshme para se të fillojnë shkollën. Nëse fëmijët nuk do të vaksinohen deri në moshën 6 vjeç, kur fillojnë edhe shkollën, prindërit e tyre do të gjobiten.

Kryeministri italian Paolo Gentiloni akuzon se teoritë jo-shkencore të përhapura kundër vaksinimit janë bërë shkak që prindërit të mohojnë vaksinimin e fëmijëve.

Italia ka regjistruar këtë vit (deri tani) 3 herë më shumë raste të fruthit sesa për gjithë vitin 2016.

Teori konspirative në lidhje me rreziqet shëndetësore të vaksinimit – të bazuara më shumë në dokumente jo-shkencore – kanë qarkulluar në të gjithë botën.

Në Itali, numri i 2-vjeçarëve të vaksinuar kundër fruthit ka rënë nga më shumë se 90% nën 80%. Fruthi është një sëmundje ngjitëse që mund të çojë edhe në vdekje.

12 sëmundjet që fëmijët duhet të mbrohen janë:

  • Poliomieliti
  • Difteria
  • Tetanus
  • Hepatiti B
  • Meningjiti B
  • Meningjiti C
  • Fruthi
  • Rubeola
  • Kolla e mirë
  • Lia e dhenve
  • Shytat
  • Influenca (grip)

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore