Kjo është një recetë mjaft e thjeshtë, që mund ta bëni në shtëpi do t’ju japë freski gjatë stinës së verës dhe ka cilësi shumë të mira detoksifikuese.
Limoni ose limoni jeshil janë mjaft të masur me vitaminë C dhe kjo plotësohet shumë mirë edhe me xhenxhefilin.
- Disa kokrra rrushi (për t’i dhënë pijes ëmbëlsi natyrale)
- 1 mollë e prerë në feta
- 1 copë e vogël xhenxhefil i freskët
- ½ kokërr limoni
- Akull
- Ujë mineral me gaz
Përgatitja:
Në një mikser hidhni akullin dhe pak ujë natyral, shtoni mollën dhe xhenxhefilin dhe përziejini së bashku. Hidhni dhe kokrrat e rrushit pasi i keni pastruar nga farat.
Në një gotë të madhe hidhni masën e miksuar, shtoni ujë me gaz dhe lëngun e limonit. Hidhni dhe disa kube akulli dhe konsumoni një pije shumë të mirë, pa kalori dhe me veti detoksifikuese.
Përgatiti: Daniela Bardhi


