Kryefaqja Box 3 Limon+hudhër, kurë perfekte për pastrimin e arterieve dhe uljen e kolesterolit

Limon+hudhër, kurë perfekte për pastrimin e arterieve dhe uljen e kolesterolit

2
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shumë njerëz fillojnë të kenë probleme kardiovaskulare me kalimin e moshës, prandaj duhet marrin trajtime mjekësore për gjendjen e tyre. Ata mund të përdorin edhe kura natyrale për të parandaluar këto probleme para se gjendja të përkeqësohet edhe më shumë.limon_hudher

Një kurë natyrale për pastrimin e arterieve dhe uljes së nivelit të koleserolit është përzierja e limoni me hudhër.

Përfitimet e kësaj kure

  • Eliminon depozitimin e yndyrës së akumuluar në trup.
  • Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).
  • Ul numrin e triglicerideve në gjak.
  • Parandalon mpiksjen e gjakut.
  • Ul tensionin e gjakut.
  • Përmirëson funksionimin e mëlçisë.
  • Përmirëson funksionimin e veshkave.
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut.
  • Forcon sistemin imunitar.
  • Rigjeneron qelizat nëpërmjet vetive antioksiduese

Çfarë ju duhet?

  • 4 limona
  • 4 thelpinj hudhre
  • 3 litra ujë të valuar

Përgatitja:

  • Qëroni hudhrat dhe i ndani në gjysmë.
  • I lani mirë limonët dhe i prisni në copa të vogla pa ua hequr lëkurën.
  • I përzieni ingredientët me ujin e valuar.
  • E ndani përzierjen në tre kavanoz dhe i mbushni ata me ujë të ftohtë.
  • Mbyllini mirë kavanozët dhe i ruani në frigorifer.

Si duhet ta pini?

Ditët e para duhet të konsumoni një lugë gjelle nga kjo përzierje një gjysmë ore para çdo vakti.

Nëse nuk keni asnjë efekt anësor, mund ta rrisni sasinë në 2 lugë gjelle një gjysmë ore para çdo vakti.

Ky trajtim duhet të zgjasë 40 ditë dhe mund ta bëni njëherë në vit.

Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

2 Komente

  1. Shumë e drejte pyetja e Ilirit.Një here thuhet husra e limoni i pre futet ne enë 3 litra ujë i valuar, ma vonë thoni futeni ne ujë te ftohte.Ju lutemi bahuni ma serioze se ndryshe nuk ju beson kush.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here