Lista e barnave te rimbursueshme eshte ndertuar mbi parimin e listave thelbesore te barnave. Per te menjanuar efektet negative te tregut farmaceutik dhe per te ndihmuar mjeket ne trajtimin medikamentoz te te semureve, Komiteti i Eksperteve te OBSH ne vitin 1977 ka hartuar Listen model te Barnave Thelbesore. Koncepti i barnave thelbesore eshte pranuar unanimisht edhe nga Ansambleja Boterore e Shendetesise, ndersa lista e ketyre barnave eshte adaptuar nga rreh 120 shtete te botes. Kjo liste eshte rishikuar dhe permiresuar vazhdimisht, disa here ne vite. Prirja per te hartuar lista te natyres thelbesore vihet re se sot ne te gjitha vendet e botes, madje edhe ne vendet me te zhvilluara. Listat thelbesore te barnave jane rregullore midis nevoja te popullates dhe mundesise reale per mbulimin e shpenzimeve. Listat thelbesore te barnave ashtu si Lista e Barnave te Rimbursueshme, sigurojne barnat e domosdoshme per trajtimin e te semureve. Ne keto lista perfshihen edhe barnat alternative, ne rastet e mungeses se efikasitetit te barit, reaksioneve alergjike dhe pamundesise se perdorimi te tij.
Lista e barnave te rimbursueshme hartohet nga Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit te Listes se Barnave qe Rimbursohen prane Ministrise se Shendetesise. Ky komision kryesohet nga Ministri i Shendetesise dhe perbehet nga 21 anetare. ISKSH-ja ne kete komision eshte e perfaqesuar me 3 anetare.
Lista e re e barnave te rimbursueshme eshte miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave ne date 06.02.2013
Lista e re e barnave te rimbursueshme për vitin 2013 eshte pasuruar me 19 barna te reja, ku përfshihen 13 formëdoza të reja të barnave të listës si dhe 6 principe aktive të reja, që trajtojnë sëmundje pak të mbuluara më parë, si barna reumatizmalë, për të sëmurët me kancer, barna neurologjike etj.
19 barnat e reja të përfshira në listën e rimbursimit do të përdoren për trajtimin e leucemisë, diabetit, reumatizmes, insuficencës renale, epilepsise rezistente ndaj mjekimeve te tjera, mungesës së hekurit te fëmijët, për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare etj, duke e cuar në 426 numrin e barnave të listës së rimbursueshme për vitin 2013.
Fondi qe do te perdoret nga ISKSH per rimbursimin e barnave kete vit pritet të shkojë në 8.4 miliard lek (të reja), pra rreth 500 milion lek më shumë se një vit më parë.
Ndryshimet ne listen e barnave te rimbursueshme te vitit 2013 jane si vijon:
• barna dhe principe te reja
1. Metformine +Vildagliptin 500/50 mg – antidiabetik oral
2. Metformine +Vildagliptin 850/50 mg – antidiabetik oral
3. Nilotinib 150 mg – leucemine mieolide kronike
4. Leflunomide 20mg – artritin reumatoid; spondiloartropatit seronegative
5. Pregabalin 75 mg – antiepilektik
6. Pregabalin 150 mg – antiepilektik
7. Pregabalin 300 mg – antiepilektik
8 . Bromocriptine 2.5 mg – perdoret ne crregullime gjinekologjike, dhe e
kombinuar ne parkinson.
9. Sodium Ferric Gluconate Complex 781.2mg/100ml-240ml – antianemik ne
pediatri
- forme –doza te reja
1. Warfarine Sodium 3 mg – antikoagulant
2. Warfarine Sodium 5 mg – antikoagulant
3. Valsartan+Amlodipine (160+10) mg – kardiologji (sistemi renin- angiotensin)
4. Amlodipine+Valsartan+Hydrochlorthiazide(10+160+25)mg – kardiologji (sistemi renin- angiotensin)
5.Topiramate 50 mg – antiepilektik
6. Iron (III) Hydroxide Dextran Complex 100mg/2ml-2ml – antianemik
7. Erythropoietin zeta 2000 UI/0.6ml –antianemik (farmacine e QSUT)
8.Insuline Humane Biosintetike Neutrale 100NJ.N/ml-3ml – antidiabetik
9. Tamoxifene 20 mg –bar ne terapine endokrine
10. Budesonide inhaler 200 mcg/doze-200 doza – barna respiratore
Listen e barnave te rimbursueshme ne ambientet e QSUT mund ta gjeni ne linkun me poshte:
http://www.isksh.com.al/images/stories/faqe_kryesore/lista_barnave/Lista%20Spitale%20QSUT%202013.pdf
Listen e barnave te rimbursueshme ne spitalet rajonale mund ta gjeni ne linkun me poshte: