Lista e re e barnave, antibiotikët nuk mund të blihen më pa recetë

ilace1

Ministria e Shëndetësisë ka gati draft-listën e re të barnave që mund të blihen pa recetën e mjekut, ndërkohë që një prej risive është fakti se pothuajse asnjë antibiotik nuk është përfshirë në të. Sipas Dr. Leonard Dedës, drejtues i grupit të punës për hartimin e saj, me këtë masë synohet ulja e rezistencës ndaj antibiotikëve.

Në një intervistë të dhënë për “Gazetën Shqiptare”, zoti Deda bën të ditur se nga 3800 produkte mjekësore të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, rreth 650 barna mund të përdoren edhe pa rekomandimin e mjekut. Ai shpjegon gjithashtu se “në listë nuk është përfshirë asnjë antibiotik, duke qenë se në nivel global jemi duke vuajtur problemet e rezistencës.

Jashtë listës së barnave që mund të merren pa rekomandimin e mjekut janë lënë edhe ilaçe si ramitidina, e cila, sipas zotit Deda, është një ndër ilaçet më të sigurta, por që mund të përdoret pa kriter nga pacientët. Zoti Deda shpjegon se vendosën të heqin këtë ilaç nga lista duke qenë se ai qetëson dhimbjet nga kanceri i stomakut dhe e bën më të vështirë diagnostifikimin e tij./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak