Alarm / Rezistenca ndaj antibiotikëve, kërcënim më i madh se kanceri

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Rezistenca ndaj antibiotikëve do të behët një kërcënim edhe më i madh se kanceri për njerëzimin, nëse nuk ndërmerret ndonjë aksion global, paralajmëron kancelari britanik George Osborne. Sipas Osborne, të dhënat e fundit sugjerojnë se nga viti 2050, deri në 10 milionë njerëz mund të vdesin në vit për shkak të pafuqisë së antibiotikëve për të luftuar infeksionet, shifër kjo më e madhe se numri aktual i njerëzve që vdesin nga kanceri.antibiotike_kancer

Kancelari britanik mendon se kjo do të ketë kosto të mëdha ekonomike, duke qenë se deri në vitin 2050, rezistenca ndaj antibiotikëve do të mund ta zvogëlojë GDP-në globale deri në 3.5 për qind.

“Nëse nuk ndërmarrim një aksion global, rezistenca ndaj antibiotikëve do të bëhet një kërcënim më i madh seç është aktualisht kanceri për njerëzimin,” shprehet ai. Sipas kancelarit Osborne, kostoja e mos bërit asgjë do të jetë shumë e madhe për njerëzimin.

Ai  mendon që duhet të nxiten kompanitë farmaceutike që të gjejnë një zgjidhje më afatgjate të këtij problemi, dhe të prodhojnë antibiotikë të rinj për të luftuar infeksionet.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?