Lodhem shpejt, si duhet të ushqehem?

Pikësëpari, faleminderit që jepni mundësinë që qytetarët të pyesin dhe me email. Jam në master, por njëkohësisht vazhdoj kurse lodhje 2dhe për gjuhë të huaja. Kam vënë re që nuk mbaj mend ato që mësoj siç mundesha më parë. Mësoj më ngadalë, lodhem më shpejt. Mos është ndonjë problem? Çfarë ushqimesh duhet të përdor? Çfarë duhet të ndryshoj? Miqësisht Xhuljo!

Përgjigjja nga Artan Haruni, neuropediatër

Duke u nisur nga fakti që thoni se jeni student, besoj se duhet të jeni rreth moshës 22-23 vjeç. Shkaqet mund të jenë të shumta, si: mungesa e përqendrimit, arsye psikologjike, por edhe probleme të tjera mjekësore, siç mund të jetë anemia.

Në rastin konkret, shkak mund të jetë edhe lodhja, mund të jetë problem i gjendrave tiroide, sigurisht nuk duhet përjashtuar fakti se mund të keni çrregullime mendore (ky term nuk duhet të keqkuptohet). Për të dhënë përgjigje më të saktë të pyetjes, është më mirë këshillimi te mjeku i familjes, i cili në bazë të ekzaminimeve duhet t’ju orientojë tek mjeku përkatës.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare