Lodhja e vazhdueshme, pagjumësia, dhimbja e kokës mund të jenë shenjë e mungesës së këtyre vitaminave

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ndiheni të lodhur vazhdimisht, por pavarësisht kësaj nuk ju zë gjumi? Vuani nga dhimbjet e kokës apo të kyçeve? Para se të dyshoni për ndonjë sëmundje, sigurohuni që i keni marrë të gjitha vlerat ushqyese.  Shumë probleme shëndetësore fillojnë të shfaqen si pasojë e mungesave të vitaminave dhe mineraleve në trup.

MailOnline Health zbulon disa nga shenjat më të zakonshme të çdo mungese të mundshme në vitamina dhe minerale, dhe ushqimet që mund të konsumoni për ta luftuar atë.

Stres

Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit, zinkut ose acideve yndyrore esenciale.

Ushqimet që duhet të konsumoni: Peshk tuna të freskët, kakao, kumbulla të thata dhe fara luledielli.

Lodhje të vazhdueshme

Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B, hekurit ose magnezit.

Ushqimet që duhet të konsumoni: Kumbulla të thata, bajame, mëlçi viçi, kajsi të thata.

Pagjumësi

Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit.

Ushqimet që duhet të konsumoni: perime jeshile të stinës së pranverës, fruta tët hata braziliane, bizele.

Dëshirë e ulët për të kryer marrëdhënie seksuale

Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D.

Ushqimet që duhet të konsumoni: Kërpudha, drithëra për mëngjes, bollgur dhe çokollatë të zezë.

Dhimbje të kyçeve

Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit, kaliumit, sodiumit, kalciumit, vitaminës B1 ose D.

Ushqimet që duhet të konsumoni: Troftë, mish derri dhe fruta të thata.

Dhimbje koke

Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit, vitaminës B12 ose B6.

Ushqimet që duhet të konsumoni: Fara kungulli, banane, qumësht soja dhe kumbulla të thata.

Këmbë dhe duar të ftohta:

Mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit.

Ushqimet që duhet të konsumoni: Mish të kuq, kale, qimnon.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës