Loja e re për iPad mund të diagnostikojë autizmin tek fëmijët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Mënyra se si fëmijët luajnë lojëra në iPad mund të zbulojë nëse ata kanë autizëm, kanë zbuluar hulumtuesit shkencorë. Fëmijët me këtë gjendje i lëvizin gishtat në mënyra të ndryshme dhe ushtrojnë shumë forcë në ekranin e iPad-it.

Shpresohet që ky aplikacion të ndihmojë në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të autizmit tek fëmijët.femije autik

Si funksionon?

Hulumtuesit shkencorë tek Universiteti Strathclyde kanë vendosur kod tek dy lojërat më të përdorura nga fëmijët, për të marrë të dhëna nga sensori dhe ekrani me prekje ndërkohë që fëmijët luajnë. Gjatë studimit, hulumtuesit shkencorë ekzaminuan të dhënat e lëvizjes së gishtave të mbledhura nga 37 fëmijë me autizëm, të moshës 3-6 vjeç, dhe 45 fëmijëve pa autizëm të moshës 4 deri në 7 vjeç.

Fëmijëve iu kërkua që të luanin lojëra në tablete. Pas lojës, hulumtuesit shkencorë i hodhën të dhënat në një pajisje me algoritëm të të mësuarit dhe më pas krahasuan rezultatet e të dyja grupeve. Ata zbuluan se fëmijët me autizëm kishin ushtruar më shumë forcë tek ekrani se fëmijët e tjerë. Kjo pajisje identifikoi sjelljet karakteristike të fëmijëve me autizëm me 93% saktësi.

“Ky është një zbulim i rëndësishëm për identifikimin e hershëm të autizmit, sepse nuk nevojiten teste klinike stresuese dhe të kushtueshme”, thotë dr. Jonathan Delafield-Butt, nga Universiteti Strathclyde.

“Ky aplikacion i ri ofron një mënyrë të shpejtë, të lirë dhe argëtuese për diagnostikimin e autizmit”, shpjegon ai.

Çfarë është autizmi?

Autizmi është një paaftësi komplekse të zhvillimit. Kjo situatë shkaktohet si rezultat i një disfunksioni neurologjik që afekton komunikimin joverbal të personit dhe ndërveprimin social. Klinikisht evidentohet gjatë tre viteve të para të jetës së një personi. Fëmijët me autizëm kanë pamundësi për t’u shoqëruar normalisht, kanë çrregullime të të folurit, marrëdhënie jonormale me ambientin rrethues dhe kanë mungesë të kontaktit sy me sy.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?