Lojërat Olimpike Rio 2016: Pishina me “ujë të gjelbër” alarmon spektatorët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj 

Gjatë ceremonisë hapëse, organizatorët e lojërave Olimpike përmendën ekzistencën e një problemi në lidhje me ambientet e ndotura, në të cilat do të zhvilloheshin disa gara. Ata në fakt po flisnin për ndotjen që ekzistonte në disa lumenj që kalonin në Rio.lojerat olimpike

Por të martën ndodhi e papritura, uji në pishinën ku notaret do të hidheshin nga një lartësi prej 10 m, ishte kthyer në ngjyrë të gjelbër të errët. Të hënën uji kishte qenë blu dhe nuk dihet se përse ai ka ndryshuar ngjyrë. Organizatorët thonë se uji është i sigurt.

“Uji në qendrën ujorë Maria Lenk, është testuar dhe sipas analizave, ka rezultuar se ai nuk përbën asnjë rrezik për sportistët”- thanë zyrtarët. Dyshohet se ky ndryshim në ngjyrën e ujit në pishinë vjen si pasojë e formimit të algave nga mungesa e klorit në ujë. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?