Lokalizoni dhimbjen dhe gjeni çfarë e shkakton atë

Barku është një zonë e madhe e vendosur në mes të këmbëve dhe gjoksit. Çdo dhimbje që ndjeni në këtë zonë mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme.

trupNë mënyrë që të zbuloni se nga çfarë sëmundje jeni prekur, duhet gjetur vendi i saktë nga ku dhimbjet rrjedhin.

Dhimbja e barkut është një nga dhimbjet më të zakonshme që herë pas here ndikon pothuajse 90% të njerëzve. Ndonjëherë,  frikësoheni nga intensiteti i saj, por intensiteti i dhimbjes nuk do të thotë se shkaku i saj është serioz dhe anasjelltas – i butë. Dhimbjet afatgjata mund të tregojnë një sëmundje kronike, e cila duhet të shërohet.

Nëse keni dhimbje barku, në çdo pjesë të barkut tuaj, dhe kjo dhimbje zgjat më shumë se 2 javë, duhet të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të mund të eliminoni mundësinë e një diagnoze më të rëndë. Një arsye për një vizitë urgjente në mjeku duhet të jetë fryrja, të vjella të vazhdueshme ose prania e gjakut në jashtëqitje.

Dhimbja abdominale është dhimbje që ju e ndiheni diku midis gjoksit dhe ijeve. Gjeni pikën e dhimbjes në “hartën” e barkut dhe të identifikoni kuptimin e saj:

  1. Gurë në tëmth, ulcerë në stomak, acarim i pankreasit.
  2. Ulcerë në stomak, acid gastrik, probleme me tretjen, probleme me pankreasin, gurë në tëmth, hernie epigastrike (mbi kërthizë).
  3. Ulcerë stomaku, ulcerë duodeni, probleme me kanalet e lëngut të tëmthit, probleme me pankreasin
  4. Gurë në veshka, acarim të uretrës, kapsllëk, hernie lumbare.
  5. Probleme me pankreasin, fazat e para të apendesitit, ulcerë stomaku, probleme me zorrën e trashë, acarim me zorrën e hollë, hernie e kërthizës.
  6. Gurë në veshka, probleme me zorrët, kapsllëk, acarim i zorrës së trashë.
  7. Apendisit, kapsllëk, dhimbje pelvike – probleme gjinekologjike, dhimbje të ijës – hernie inguinale (dhjami).
  8. Inflamacion i uretrës, apendisit, inflamacion i zorrës së trashë, dhimbje pelvike – probleme gjinekologjike, probleme të zorrës.
  9. Probleme të zorrës, dhimbje pelvike – probleme gjinekologjike, dhimbje të ijës – hernie inguinale (dhjami).

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Healthy Living

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet