Lufta e yjeve me kancerin

Përgatiti: Elena Beta

Secilit nga ne shpesh ose rrallë herë i duhet të përballet me shqetësime të ndryshme lidhur me shëndetin vetjak. Shkak kryesor në shfaqjen e problemeve shëndetësore është mungesa e informacionit, pasi 35% e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mosnjohja e simptomave ose varianteve të shfaqjes së tyre. Shumë sëmundje, nëse kapen në kohën e duhur, mund të kurohen dhe mund të ketë shpresa për shpëtim.

Nëse hedhim vështrimin mbi personat mediatikë, ata duken sikur kanë çdo gjë në rregull në jetën e tyre, por janë të shumtë ata që kanë kaluar momente të vështira dhe janë përballur më sëmundje të rënda. I lartë është gjithashtu dhe numri i atyre që i kanë kapur në kohë sëmundjet, kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë fituar luftën me sëmundjen.

Michael DouglasAktori i famshëm Majkëll Dagllas (Michael Douglas) lindur në Nju Xhersi u prononcua për mediat në gusht të 2010-s se vuante nga kanceri në fyt dhe do i nënshtrohej kimioterapive, si dhe trajtimeve me rreze për të luftuar këtë sëmundje.

Sapo mjeku diagnostikoi sëmundjen e tij ai e bëri publik faktin se ishte në një nga fazat më të rënda të kancerit. Dagllas besonte se shkaqet kryesore të shfaqjes së kancerit në trupin e tij ishin stresi, konsumimi i alkolit apo cigares. Nënshtrimi ndaj kimioterapive bëri që ai të binte 32 kile nga pesha. Në 2010-n ai bëri një prononcim shokues për mediat, duke konfirmuar se në të vërtetë nuk vuante nga kanceri në fyt, por nga kanceri në gjuhë, i cili ishte shkaktuar nga seksi oral.

“Nëse do të kisha konfirmuar se vuaja nga kanceri në gjuhë, do të ishte diçka e dëmshme për karrierën time”, tha aktori, – kështu që ramë dakord me mjekun që të thonim se ishte thjesht kancer fyti, pa e specifikuar”.

Ai thotë se luftoi 2 vjet me këtë sëmundje duke iu nënështruar trajtimeve të nevojshme. “Tani ndihem shumë mirë dhe i sigurt 95% se kanceri nuk kthehet më në trupin tim”, u shpreh Dagllas për mediat.

Në SHBA 2 – 4% e popullsisë diagnostikohen me kancer oral dhe duke iu nënshtruar kimioterapive apo trajtimeve të tjera të nevojshme, janë akoma gjallë pas 5 viteve që nga shfaqja e sëmundjes.

***

RoxetteKëngëtarja me famë ndërkombëtare Marie Fredrikson, e grupit “Roxette”, u diagnostikua me tumor në tru në 11 shtator 2002. Asaj i ra të fikët në banjë dhe goditi kokën e pësoi një enjtje. Skanerat treguan sse Fredrikson kishte tumor në pjesën e pasme të kokës. Kjo çoi në anulimin e interpretimit të grupit “Roxette” në vitin 2002. Ajo vendosi t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë për heqjen e masës tumorale dhe më pas iu nënshtrua kimioterapisë dhe trajtimeve me rreze. Fredrikson kishte vështirësi në lexim, shkrim dhe në numërim për një periudhë kohe dhe tashmë ajo nuk shikon me syrin e djathtë.

Në janar 2003 Fredrikson mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Aëard”. Kjo ishte dalja e saj e parë në publik gjatë kohës kur vuante nga kanceri. Për mediat në vitin 2005, ajo u shpreh: “Kanë qenë 3 vitet më të vështira të jetës time, por unë e fitova luftën më kancerin. Tani jam e shëndetshme dhe nuk po marr më mjekime”.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm