Lufta kundër kancerit tani ka një armë të paçmueshme, qenin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Qentë përdoren shpesh për nuhatjen e drogës, eksplozivëve, viktimat e një fatkeqësie natyrore, kufomat etj, për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme të nuhatjes.qen

Tani shkencëtarët kanë dalë me hipotezën se këto kafshë mund të nuhasin edhe kancerin tek pacientët.

Organizata e bamirësisë “Medical Detection Dogs”, që trajnon qenushët për të diagnostikuar sëmundjet tek njerëzit me anë të nuhatjes, po kryen një test të gjerë në Britani. Kjo organizatë do të përdorë qentë për zbulimin e kancerit të prostatës duke testuar mostrat e urinës nga 3000 pacientë.

Në eksperimentet e para të këtij studimi, qentë ishin 93% më shumë të saktë në zbulimin e kancerit të prostatës në mostrat e urinës, krahasuar me shumë teste të kryera në laborator.

Nëse ky test, i kryer tek Spitali Uniersitar “Milton Keynes”, do të rezultojë i suksesshëm, organizata shpreson që qentë të përdoren si një test i dytë për të konfirmuar testin tradicional të prostatës.

“Diagnoza e hershme e kancerit është sfida më e madhe dhe ne besojmë se puna jonë me qentë mund ta ndryshojë këtë gjë”, shprehet dr. Claire Guest.

“Shpresojmë që të arrijmë të ofrojmë një shërbim ku qentë mund të pikasin lloje të rrezikshme të kancerit dhe të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve”.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

 

 

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare