Lufta me tumorin e nxiti të provojë fatin tek lotaria, fiton 61 milionë paundë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Pasi mori vesh lajmin e gëzueshëm se kishte arritur të mposhtë tumorin, 53-vjeçarja i kërkon vajzës t’i blejë një biletë lotarie pasi ndihej gruaja më me fat në botë. Dhe ashtu ishte në fakt, me vetëm një biletë lotarie ajo fitoi 61 milionë paundë.Sonia Davies

Sonia Davies tregon si lufta me vdekjen e nxiti të merrte vendimin për të provuar fatin tek lotaria.

Vetëm dy ditë pasi iu nënshtrua operacionit për të hequr tumorin, Sonia i kërkoi vajzës së saj 23-vjeçare, Stephanie, që të blinte një biletë lotarie.

Ndërkohë që loja vazhdonte akoma, 53-vjeçarja përsëriste gjithmonë “Jemi drejt fitores”.

Dhe ashtu ndodhi, ato fituan më shumë se 61 milionë paundë.

Sonia, e cila iu nënshtrua operacionit të mërkurën e shkuar, tregon: “Ndihesha e shëruar të premten dhe u bëra multi-milionere në mbrëmje, është gati e pabesueshme”.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet