Luftëtar deri në fund! Zemra e Muhamed Ali rrahu edhe 30 minuta pasi organet e tjera pushuan së funksionuari

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

“Të gjitha organet pushuan së funksionuari, ndërsa zemra nuk pushonte. Për 30 minuta …zemra e tij vazhdoi të rrihte. Një gjë të tillë nuk e ka parë kush deri tani. Një testament i vërtetë i forcës së shpirtit dhe vullnetit të tij”. Kështu ka treguar vajza e legjendës Muhamed Veli, Hana, e cila ka ndarë me publikun e gjerë çastet e fundit të të atit.Muhamed Ali

Legjenda e boksit ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare nga një gjendje shoku, për shkaqe natyrale ende të paspecifikuara. Për 32 vite më radhë ai ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit, ndërsa prej të hënës ka qenë i shtuar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Familja e tij tregon se kampioni i peshave të rënda në boks nuk vuajti në çastet e fundit, por u nda nga jeta qetësisht. Ai kishte kërkuar që të gjithë njerëzit që i kishte takuar gjatë jetës të vinin në varrimin e tij, pasi ishte një qytetar i botës.

Vajza e tij Hana ka treguar nëpërmjet një postimi në Twitter momentet e fundit të të atit dhe ka falënderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e tyre.

“Zemrat tona janë duke vuajtur në këto momente, por ne jemi të lumtur pasi babai tashmë është i lirë. U përpoqëm të gjithë që të qëndrojmë të fortë dhe i pëshpëritëm në vesh “Mund të shkosh tani. Do të jemi mirë. Të duam. Faleminderit. Mund të shkosh tek Zoti tani”.

Të gjithë i qëndruam pranë, duke e përqafuar, puthur, duke ia mbajtur duart dhe duke kënduar gjithashtu lutje islamike”, ka treguar Hana nëpërmjet postimit në Twitter.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave