Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Dhimbjet në shpinë, këmbë dhe nyje shpesh mund të jenë shumë të pakëndshme. Gjithashtu, stresi është shpesh i pranishëm në jetën tuaj dhe mund të ketë efekt negativ në shëndet.
Ja një recetë e dobishme e cila mund të jetë tepër efektive në rastet e dhimbjes:
Përbërësit:
- 150 gram xhelatinë ushqimore
- Ujë të ftohtë
Përgatitja:
Në ujë të ftohtë, vendosni rreth 150 gram xhelatinë ushqimore dhe përzieni masën. Bëjeni këtë brenda natës dhe lereni deri në mëngjes. Mos e vendosni brenda frigoriferit, sepse mund të kthehet në pelte.
Kjo recetë duhet të konsumohet çdo mëngjes para vaktit të mëngjesit, me stomak bosh.
Vazhdojeni këtë kurë për 30 ditë dhe rezultatet pozitive do të duken që në javën e parë të trajtimit. Prisni për gjashtë muaj pas 30 ditëve të para, në rast se doni të përsërisni procesin. Gjithashtu, mjalti organik dhe kosi mund të shtohet në përzierje.
Burimi: goodmorningcenter / shendeti.com.al


