Luftoni konstipacionin (kapsllëkun )me ushqime

Edhe pse kapsllëku mund të shkaktohet nga kushtet mjekësore (hipotiroidisim, sëmundje inflamatore të zorrëve) apo  medikamente ( ilaçet kundër depresionit), ka faktorë të tjerë që mund të jenë shkaktarë të jashtëm të kapsllëkut, thotë Elizabet Blan, mjeke në Universitetin e Pitsburgut. Shumica prej nesh marrin vetëm 15 gram fibra në ditë, edhe pse ekspertët rekomandojnë të paktën 25. Shumica prej nesh nuk pinë ujë të mjaftueshëm, e cila gjithashtu kontribuon në kapsllëk. Ja disa ushqime që mund t’ju zgjidhin këtë problem:

kumbullaKumbulla të thara: janë të pasura në fibra. Një grusht kumbulla ka rreth 1 gram fibra. “Kjo është një sasi e mirë”,” thotë Dr. Blan. Kumbullat gjithashtu kanë sheqerna të fermentuara që mund të ketë një efekt laksativ, shton ajo.

Kivi: dr. Blan sugjeron fruta të larta në fibra dhe të ulta në sheqer që nuk sjellin bark fryrë, si kivi. Një filxhan kivi ofron 5 gram fibra, plus do të merrni ushqyes të tjerë si vitamina C.

Kokoshka: zëvendësoni patatinat me kokoshka, rekomandon Gina Sam, drejtor i Qendrës Gastrointestinale në Spitalin Sinai. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të shtuar më shumë fibra në dietën tuaj. 3 tuaj gota me kokoshka përmbajnë 3 gram fibra dhe vetëm 93 kalori.

Ujë: së bashku me fibrat, duke u ushtruar rregullisht dhe duke pirë ujë të mjaftueshëm do të lehtësoni kapsllëkun. Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë të ujit.

Portokalli: dr. Sam favorizon këtë frut, sepse një portokall i madh ofron 4 gram fibra për vetëm 86 kalori. Portokalli përmban një flavonol quajtur naringeni, të cilën studiuesit kinezë në një studim tek kafshët kanë gjetur se mund të punojë si një laksativ për të ndihmuar në trajtimin e kapsllëkut. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit