Lule lakër në furrë? Ja si ta përgatisni!

lulelakerPasi e lajmë mirë lulelakrën, e ziejmë në një tenxhere për 5-8 min. Pas zierjes e ndajmë dhe e copëtojmë në lule të vogla, të cilat i rendisim në formë uniforme (rreth e përqark tavës). Më pas në një tigan përgatisim beshamelën, të cilën do ia hedhim sipër lulelakrës.

Për përgatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme që janë: pak gjalpë, miell, 1 vezë dhe qumësht. Konkretisht: Hedhim së pari në tigan gjalpin, sa të ketë filluar shkrirjen i hedhim një lugë miell. I trazojmë pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra) dhe në momentin që fillon të trashet i hedhim pak qumësht (1 filxhan).

I lemë 2-3 min në zierje dhe më pas e lemë në qetësi, per t’u ftohur pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim në tigan një teë verdhë veze, dhe i trazojmë pak. Kur të kenë marrë një ngjyrë kompakte, e hedhim shtresen bukur sipër lulelakrës. Në fund e mbulojmë shtresën edhe me pak djath kaçkavall të grirë që e ben tepër krokante.

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë