Lyerje flokësh natyrale? Ja si ta arrini!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

griHulumtimi i fundit shkencor ka treguar se bojrat e flokëve përmbajnë kimikate të forta që mund të shkaktojnë zhvillimin e qelizave të kancerit.

Produktet natyrore nuk mund të zgjasin si konvencionalet, por me siguri mund të forcojnë dhe mbrojnë flokët tuaj. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, ka mbi 500 përbërës kimike brenda ngjyrave të  flokëve dhe shumica e tyre janë kancerogjene.

Kafja në anën tjetër, është një produkt i mahnitshëm natyror dhe ofron efekte të shkëlqyera plus flokët tuaj do të rriten shumë shpejt.

Sipas një studimi të vitit 2007 që u botua në revistën Ndërkombëtare të Dermatologjisë në janar, kafja është e mahnitshme, kur është fjala për të nxitur rritjen e flokëve.

Përgatisni një dozë të fortë me kafe organike.

Shtoni 2 lugë kafe organike dhe përgatisni kafen ekspres.

Lereni të freskët në temperaturën e dhomës.

Përdorni shampo për të larë flokët, dhe pastaj vendosni kafen që keni përgatitur tashmë.

Lereni për 20 minuta.

Shpëlajini mirë flokët me uthull molle, sepse ajo ka fuqinë për të rregulluar ngjyrën e flokëve tuaj.

Lajini flokët përsëri me ujë të vakët. Nëse nuk jeni të kënaqur me ngjyrën e arritur,  përsëriteni procedurën disa herë më shumë dhe të jeni të sigurt se do të merrni rezultatet e dëshiruara.

Burimi: beextrahealthynow / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer