Majdanoz, limon dhe mjaltë – treshja fituese për shëndet

Kur dëgjon për majdanozin, gjëja e parë që të vjen ndërmend është një supë e shëndetshme, ose një sallatë e zbukuruar me gjethet e të kësaj barishteje.

Majdanozi mund të quhet kampion i barishteve që përdoren për shije shtesë në gatimet tona, por vlerat e tij janë shumë herë më të mëdha.

Majdanozi nuk është thjesht për zbukurim. Çaji i majdanozit është një nga mënyrat më të mira për të përfituar vlerat e jashtëzakonshme të tij.

Çaji i majdanozit me limon e mjaltë ul inflamacionin 

Inflamacioni është nga fajtorët më të mëdhenj të sëmundjeve kronike, siç është atriti ose osteoartriti. Majdanozi vjen në ndihmë kundër inflamacionit pasi është i pasur me vitaminë C dhe kombinuar me limonin, japin një dozë shumë të mirë të kësaj vitamine.

Trajton dëmtimet e nervave

Majdanozi është mjaft i dobishëm sa i përket dëmtimeve të nervave. Ekspozimi ndaj substancave toksike, përfshirë metalet e rënda dhe pesticidet mund të tjetërsojnë aktivitetin normal të sistemit nervor dhe mund të shkaktojnë dëmtime në tru. Kjo është mjaft shqetësuese, duke qenë se nervat luajnë një rol kryesor në transmetimin dhe përpunimin e informacionit në tru dhe në zona të tjera të sistemit nervor. Lëngu i majdanozit është shumë efikas në heqjen e simptomave të neurotoksicitetit. Studimet e fundit kanë konfirmuar këtë aftësi të majdanozit.

Ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave 

Kjobarishte ndihmon në luftimin e radikaleve të lira, falë pranisë së miristicinës, një përbërës që gjendet natyralisht tek majdanozi. Kjo substancë parandalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave të dëmtuara, veçanërisht në mushkëri.

Receta e çajit të majdanozit me limon e mjaltë

Ndiqni udhëzimet e thjeshta për përgatitjen e çajit të majdanozit dhe përfitoni prej tij vlera fantastike shëruese.

Përbërësit:

– 4-5 tufa me majdanoz

– Gjysmë limoni

– 1 lugë çaji me mjaltë cilësor

– 3 gota ujë

Udhëzimet: 

Hidhniujë në një çajnik dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët. Lani dhe prisni hollë tufat e majdanozit. Hidhini së bashku me limonin në një filxhan ose enë që duron temperaturën e nxehtë. Më pas shtoni ujin e nxehtë dhe lërini së bashku për pesë minuta. Më pas hiqni majdanozin dhe limonin, shtoni mjaltin dhe pini çajin plot vlera./AgroWeb.org

 

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë