Majdanozi, përdorimi për infeksionet urinare, gurët në veshka e kapsllëkun

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Majdanozi është një erz, gjethet, farat dhe rrënjët e të cilës përdoren edhe në mjekësi.

Kjo erz përdoret për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar, gurët në veshka, sëmundjet gastrointestinale, kapsllëkun, verdhëzën, diabetin, kollën, astmën, osteoartritin, aneminë, problemet me gjumin etj.

Disa njerëz e përdorin majdanozin direkt në lëkurë, për shërimin e plagëve, për buzët e plasaritura, në rastet kur janë pickuar nga mushkonjat, apo edhe për të stimuluar rritjen e flokëve.

Majdanozi përdoret edhe në gatime të ndryshme, për t’ju dhënë shije ushqimeve dhe pijeve të ndryshme.

Ndërsa farat e majdanozit përdoren si aromatizues në produkte të ndryshme kozmetike, parfume apo sapunë.

Si funksionon?

Majdanozi mund të ndihmojë në stimulimin e oreksit, përmirëson tretjen, rrit prodhimin e urinës, lehtëson ngërçet etj.

Përdorimet

Ka disa të dhëna shkencore që tregojnë se majdanozi është i mirë për trajtimin e:

  • Gurëve në veshka
  • Infeksionet e traktit urinar
  • Plagët në lëkurë
  • Pickimet nga insektet
  • Problemet me tretjen
  • Pastrimin e mëlçisë
  • Astmën
  • Kollës
  • Mbajtjen e lëngjeve dhe ënjtjen në trup (edema)
  • Probleme të tjera shëndetësore

Megjithatë, duhet të bëhen më shumë studime për të përcaktuar efikasitetin e majdanozit për këto përdorime.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit