Manual informues: REDUKTIMI I RISQEVE DHE SHËNDETI

NGA REDUKTIMI I DËMIT DREJT SIGURISË SË PACIENTIT

Tashmë, pas gjithë diskutimeve ku janë angazhuar ekspertët më të mirë vendas sëbashku me kolegë rajonalë dhe ndërkombëtarë, është bërë e qartë se redukimit i dëmit si koncept i shëndetit publik duhet të kalojë përtej fushave tashmë tradicionale si parandalimi i dëmeve të drogës, të duhanit, alkoolit, dhe të përfshijë aspekte të tjera të mjekësisë klinike dhe të një bashkëpunimi të ngushtë me shëndetin publik, etj. Koncepti i reduktimit të dëmit është një qasje që pranon se disa zakone të keqija ose varësi nuk mund të zhduken menjëhere ose plotësisht.

Ky parim përqëndrohet në zvogëlimin e dëmit më shumë sesa në analizimin e arsyeve pse një person “ngjitet” pas atij zakoni, pavarësisht se është i vetëdijshëm se ai është i dëmshëm.

Një aspekt i rëndësishëm është trajtimi i problemeve të reduktimit të dëmit (risqeve) nga mjekë klinicistë me reputacion në fushat e tyre të cilët i kanë kaluar kufijtë e mjekësisë klinike duke lekturuar mbi koncepte tepër të çmuara të shëndetit publik, si parandalimi, protokollet, përdorimi i teknologjive më bashkëkohore (si inteligjenca artificiale) për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe sigurinë e pacientit.

Në mjekësinë e sotme nuk mund të flitet më thjesht për reduktim dëmi, por për sigurinë e pacientit, një nga konceptet bazë në ofrimin e kujdesit shëndetësor bashkëkohor dhe modern. Reduktimi i dëmit duhet të jetë pjesë integrale e strategjive të shëndetit publik dhe strategjitë gjithëpërfshirëse të shëndetësisë si dhe të jetë pjesë e punës së mjekëve në çdo nivel, jo vetëm në fushën e shëndetit publik, por edhe në mjekësinë e familjes dhe atë të kujdesit spitalor dhe ky material i i paraqitur nga profesionistë të spikatur në fushat respektive do t’i shërbejë si një ekperiencë e mirë dhe për t’u aplikuar në vendin tonë.

Materiali i paraqitur bazohet dhe në dokumentat strategjikë të OBSH dhe të politikave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Klikoni linkun për leximin e manualit të plotë:

Manual informues – Reduktimi i Risqeve dhe Shendeti

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj