Masazhi i fytyrës me lugë: ja efektet e pabesueshme në 12 ditë

Me kalimin e viteve shfaqen rrudhat, rrathët e zinj poshtë syve dhe qese poshtë syve. Këto janë shenja normale të plakjes sepse lëkura e humbet elasticitetin dhe indi nënlëkuror fillon të bjerë. Nëse doni të mbani bukurinë dhe pamjen rinore të lëkurës, masazhi me lugë është mjaft i rekomanduar nga dermatologët në të gjithë botën.

masazh me lugeÇfarë e bën këtë masazh fytyre efektiv?

Masazhi me lugë ju ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta që gjenden në inde, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, në reduktimin e rrudhave, në rritjen e elasticitetit të lëkurës etj. Rezultatet e para do të jenë të dukshme në më pak se 12 ditë.

Kjo teknikë masazhi është shumë e lehtë. Ju nevojiten 2 lugë, një tas i vogël i mbushur me vaj të ngrohtë (vaj ulliri, liri, kokosi etj) dhe një gotë ujë të ftohtë me disa kube akulli.

Para se të filloni masazhin zbatoni procedurat e mëposhtme:

  1. Pastroni fytyrën tërësisht. Aplikoni krem hidratues.
  2. Futini lugët në ujin e ftohtë dhe në kubet e akullit.
  3. Pasi lugët të jenë ftohur, vërini fillimisht në kapakun sipër syrit. Mbajeni për disa sekonda dhe përsërisni të njëjtin veprim 5 herë. Kur lugët t’ju ngrohen, futini përsëri në ujë dhe akull që të ftohen. Aplikojeni këtë metodë në kapakët e poshtëm të syrit. Kjo teknikë do të eliminojë enjtjet e syrit dhe qeskat që mund të formohen poshtë tij.
  4. Para fillimit të masazhimit të fytyrës, vëreni lugën në vaj të ngrohtë. Me lugën e ngrohur shtypni butësisht linjat e fytyrës suaj.
  5. masazhimi i fytyresJu duhet të kaloni nëpër linjat themelore të të gjithë fytyrës (shiko foton).
  • Filloni me ballin nga maja e hundës e deri tek vija e rritjes së flokëve.
  • Përdoreni lugën mbi qepalla me lëvizje të rrumbullakëta.
  • Përdoreni pastaj në faqe, nga fillimi i hundës deri tek veshët, më pas deri tek mjekra.

Secila prej këtyre lëvizjeve duhet të kryhet 10 herë. Kur të vini re që luga nuk rrëshqet në mënyrë të lirshme mbi fytyrë, atëherë aplikoni më shumë vaj sipër saj. Pasi e keni përfunduar masazhin, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Koha maksimale e këtij masazhi duhet të arrijë 10 minuta. Filloni 1-2 minuta në ditën e parë dhe rritini minutat çdo ditë e më shumë. Ju mund ta aplikoni masazhin çdo orë të ditës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer