Masazhi me lugë çaji: perfekt për trajtimin e fytyrës dhe eliminimin e rrudhave (shikoni videon)

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Masazhi me lugë nëse bëhet në mënyrën e duhur mund të rezultojë thelbësor dhe mjaft i efektshëm për femrat mbi të 30-at. Pas kësaj moshe lëkura e humbet elasticitetin e saj dhe hipoderma bëhet më e dukshme. Masazhi me lugë do t’ju ndihmojë të ruani rininë dhe bukurinë. Kjo teknikë është rekomanduar për herë të parë nga Renee Koch, një mjeke dermatologe gjermane . Sipas dermatologes, ju mund të arrini rezultate shumë efektive dhe të kënaqshme nga përdorimi i kësaj metode. Ky masazh do t’ju ndihmojë të hiqni lëngjet e tepërta nga indet, të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe ta bëni lëkurën më elastike, duke zvogëluar në këtë mënyrë dukjen e rrudhave. Ju do t’i shihni rezultatet e para që pas 10 ditësh.

masazhi me lugeNdiqni këto udhëzime:

Merrni një gotë të mbushur me kube akulli dhe një gotë të mbushur me vaj të ngrohtë, mund të përdorni vajra esencialë, vaj ulliri, liri, luledielli etj.

Para se të filloni aplikimin e masazhit me lugë, pastrojeni fytyrën mirë nga të gjitha papastërtitë.

Dezinfektojini lugët duke përdorur alkool.

Vendoseni lugën e ftohtë mbi qepallat e sipërme dhe mbajeni për 5 sekonda, përsëriteni këtë veprim nga 5 herë në secilin sy. Më pas vendosini lugët në pjesën e poshtme të syrit, kjo do t’ju ndihmojë në reduktimin e qarqeve të errëta dhe qeskave të syrit.

Kur luga t’ju ngrohet, futeni në gotën me akull.

Më pas, futeni lugën në vajin e ngrohtë për të masazhuar pjesën tjetër të fytyrës. Në pjesën tjetër të fytyrës mund të ushtroni pak presion me lugë (aq sa të durohet dhe mos të lëndoheni).

Shikoni udhëzimet e videos dhe fotos se si ta bëni masazhin e fytyrës./ Burimi: healthytricks

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer