Masazhi me peshqir edhe më i mirë se medikamentet për të qetësuar dhimbjen e kokës

masazh me peshqirÇdo njeri ka pasur të paktën një herë dhimbje koke në jetën e tij. Është mirë që këto dhimbje t’i kaloni në mënyra natyrale dhe pa përdorur medikamente që më pas mund t’ju shkaktojnë probleme anësore.

Fërkoni kokën: kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të eleminuar dhimbjet e kokës. Masazhi mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut në zonat problematike dhe ju shkarkon nga stresi dhe dhimbjet e kokës.

Masazhi me peshqir:merrni një peshqir dhe mbështilleni në formë cilindrike. Me anë të duarve filloni të fërkoni supet, qafën dhe kokën me peshqir duke e rrotulluar me lëvizje ritmike. Ushtroni pak presion në mënyrë që masazhi të bëhet edhe më intensiv. Bëjeni këtë procedurë për 3-5 minuta. Një stimulim i tillë do të jetë i mjaftueshëm për të reduktuar dhimbjen e kokës. Nëse dhimbja e kokës vazhdon, bëni një pushim të shkurtër dhe ribëni përsëri të njëjtin masazh.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit