Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta
Këmbët janë shumë të rëndësishme për një shëndet të mirë , por shumica e njerëzve nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme mirëmbajtjes së tyre. Të tregoni kujdes të duhur të këmbët tuaja para se të shkoni në shtrat, nënkupton përmirësim të gjumit e për pasojë performancë më të mirë ditën tjetër.
Ju mund të filloni duke përdorur “San Yin Jiao” e cila është e njohur si një nga metodat më efektive kineze për gjumë më të mirë. Ajo i referohet masazhit të një pike të veçantë në këmbë.
- Vendoseni gishtin mbi këtë pikë dhe filloni ta fërkoni duke bërë lëvizje rrethore për 6 sekonda. Pastaj pushoni për 2 sekonda. Përsëriteni këtë për 5minuta.
- Përsëriteni procesin në këmbën tjetër.
- Ju mund të përsërisni këtë formë të akupresure më shumë kohë në qoftë se është e dobishme për ju.
Shënim: Nëse ndieni dhimbje kur shtypni pikën kjo do të thotë se po masazhoni në vendin e gabuar dhe duhet të ndaleni menjëherë. Ky masazh do t’ju ndihmojë me pagjumësinë dhe çregullimet me tretjen.
Për të gjetur vendin e saktë ku duhet të masazhoni referojuni ilistrimit në foto.
Burimi: naturalcuresandhomeremedies/http://
shendeti.com.al


