Masazhoni këto 6 pika të cilat do t’ju ndryshojnë jetën

Masazhimi i këmbëve është një metodë alternative e shërimit që është zbatuar që nga kohët e lashta. Procesi është i lidhur me procesin e lashtë e shërimit të akupunkturës dhe përqendrohet në stimulimin e trupit për të arritur ekuilibrin, relaksimin dhe shërimin.

vetemasazhShumë njerëz e kanë provuar këtë metodë dhe pretendojnë se ajo është shumë efektive dhe e dobishme. Hulumtime shkencore kanë provuar se ky masazh jep katër efekte pozitive mbi trupin tonë:

  • Regullimin e presionit të gjakut dhe uljen e nervozizmit
  • Efekte pozitive tek pacientët me sëmundjet e veshkave
  • Uljen e dhimbjeve në rastin e sëmundjeve: AIDS, dhimbje gjoksi, diabet, gurët në veshka dhe osteoarthrit.
  • Përmirësim të funksionit të zorrëve.

Ja si duhet t’i masazhoni këmbët:

Zonën e thembrave: nëse masazhoni zonën e thembrave, do të stimuloni largimin e toksinave nga trupi.

Pjesën e brendshme e këmbëve: nëse stimuloni këto zona do të rrisni nivelin e energjisë.

Qendrën e këmbës: kjo zonë është qendra e mbaresave nervore të cilat janë të lidhura me diafragmën. Masazhi i kësaj zone lehtëson trupin nga stresi apo tensioni.

Baza e gishtit të madh: gishti i madh është i lidhur me gjëndrën tiroide. Nëse masazhoni atë, ju do të relaksoheni dhe do të luftoni stresin dhe tensionin.

Qendra e gishtit të madh: ky vend është i lidhur me gjëndrën e hipofizës, e cila është gjëndra përgjegjëse e hormoneve. Masazhoni këtë vend nëse jeni duke përjetuar mosbalancim hormonal.

Nëse simuloni gishtin e madh, mund të zvogëloni impulset e urisë. Masazhi i këtij gishti do të rregullojë oreksin dhe në këtë mënyrë t’ju çojë në humbje peshe, e kombinuar me ushtrimet e duhura.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Healthy Food House

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit