Maska efektive me 2 përbërës për të hequr pikat e zeza

maska me pikat e zezaAgjentët më të fuqishëm për të luftuar pikat e zeza në fytyrë janë lëngu i limonit dhe e bardha e vezës. Një nga ndihmësit më të mëdhenj të heqjes së baktereve nga fytyra është lëngu i limonit. Ai shërben gjithashtu për të hequr poret e lëkurës, heq puçrrat dhe çdo papastërti tjetër të lëkurës. E bardha e vezës është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurë të pastër.

Përbërësit: e bardha e një veze, 1 lugë lëng limoni.

Përgatitja dhe përdorimi:  rrihni mirë të bardhën e vezës derisa të bëhet në formë shkume dhe hidhini lëngun e limonit. Para se të aplikoni maskën lajeni fytyrën me ujë të ngohtë, në mënyrë që t’ju hapen poret. Aplikoni maskën në fytyrë, përveç rrathëve të syve. Mbajeni maskën për 20-25 minuta derisa ajo të jetë tharë plotësisht. Hiqeni maskën me dorë (pa shpërlarje) dhe me heqjen e saj do të hiqen edhe pikat e zeza.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës