Përshtati në shqip: Elena Beta
Rrezet ultravjollcë, era, klori apo ndotja mund të veprojnë mbi flokët duke i dëmtuar. Ja disa maska efektive, të cilat mund t’i bëni në shtëpi për të rifituar bukurinë e flokëve tuaj.
Përdoret për trajtime të shumta bukurie. Është e përkryer për flokë të thatë dhe ndihmon për t’i bërë flokët më të buta dhe njëkohësisht i hidraton. Merrni një avokado të vogël dhe përzijeni me ½ filxhan qumësht dhe një lugë gjelle vaj ulliri. Aplikojeni këtë masë në skalpin e kokës dhe shpëlajeni për 15 minuta.
Maskë me banane
Banania është e pasur me vitaminë A, E, C dhe kalium, të cilat e mbajnë flokun të shëndetshëm. Merrni 2 banane të qëruara dhe një lugë gjelle vaj kokosi, vaj ulliri dhe mjaltë, aplikojeni në flokë dhe lëreni 5 minuta më pas shpëlajeni. Flokët do të duken me shkëlqim dhe të butë.
Maskë me luleshtrydhe
Nëse keni probleme me flokët, ajo që duhet të bëni, është të provoni një maskë me luleshtrydhe. Vitamina C e ndodhur në këtë frut ndihmon në rregullimin e bilancit të pehashit në kokën tuaj duke i bërë flokët më të shëndetshëm. Merrni disa kokrra luleshtrydhe dhe përziejini me një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle vaj kokosi, aplikojini në flokë dhe lërini për 15 minuta. Shpëlajini me ujë të ngrohtë për të zbuluar shkëlqimin natyral të flokëve.


